MENU
klinika

Asociacioni

Kurti: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën

17.04.2024 - 10:48

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për RTK “tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Evropës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillë mbështetjen e Asamblesë Parlamentare. “Mbështjetja për Kosovën nuk ishte thjeshtë vetëm masive por ishte edhe e thellë meqenëse edhe debati dhe argumentet u fituan”, tha mes tjerash Kurti.

E duke folur për çështjen e “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, Kurti tha se nuk dëshirojnë që ta shndërrojnë marrëveshjen bazike në mjet për atë që quhet “Asociacioni i Komunave” me shumicë serbe. Ai tha se Kosova sa i përket të drejtave të pakicave ka formulimet e saja kushtetuese dhe ligjore si pak kush tjetër në botë. Duke folur për kërkesat e shteteve të QUINT-it Kurti tha se vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk bën që të mbajnë qëndrim më poshtë se deputetja greke Dora Bakoyannis.

“Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për Kosovën se Dora Bakoyannis, ose mos të bëjnë për Kosovën trysni më shumë se ajo (Bakoyannis) që vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën”, tha Kurti. Kryeministri tha se Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë por theksoi se nuk mund të presim që Kosovën të tjerët ta duan më shumë se ne. I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshill të Evropës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, kryeministri Kurti tha: “Unë nuk bëj hapa që e rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës”.

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi