MENU
klinika

Balla e paralajmëroi në Kuvend

Kush është i shumëkërkuari që ekstradohet nesër nga Koreja e Jugut

04.04.2024 - 13:08

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se ditën e nesërme do të riatdhesohet nga Koreja e Jugut një person i dënuar për 3 vrarje në vitin e mbrapsht të 97-ës.

Lajmin e dha nga foltorja e Kuvendit.

“Nesër mbërrin në Rinas për person i dënuar përjetë me 3 vrasje, i fshehur drejtësisë prej 1997 në Korenë e Jugut. koha e pandëshkueshmërisë nuk është se mbaron brenda një nate, nuk mbaron as brenda një mandati ministri, por ky është një proces i cili duhet t’i lërë mënjanë debatet politike.”, tha ai.

Ervin Shahini i arrestuari në Korenë e Jugut dhe i shumëkërkuar nga Shqipëria është personi për të cilin tha ministri.

Ky shtetas rreth viteve 1998 ka kryer krim të rëndë për të cilën gjykata e ka dënuar më burgim të përjetshëm.

Ervin Shahini, vrau një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në 1995. Ai u dënua me burg përjetë për një vrasje dhe 4 plagosje. Ishte arratisur në 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër.

50-vjeçari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Koren e Jugut. Ai jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumente të falsifikuara.