MENU
klinika

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

23.04.2024 - 13:19

U shfaq dje në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit popullor opera e Giacomo Puccini “La boheme”.

Kjo ishte nata e katërt e vënies në skenë të “La boheme” në Teatrin e Operas, Baletit dhe Ansamblit popullor.

Shkëlqyen Nina Muho në rolin e Mimit, Renisa Laçka në rolin e Musette dhe Amadi Lagha në rolin e Rodolfos.

Gjithashtu u prezantua mirë Armando Likaj në rolin e Marcellos. Këto performanca krijuan një prezantim të mirë te të gjithë spektatorët që e ndoqën shfaqjen.

Artistët ishin në gjendje të ngjallnin emocione të veçanta mes artdashësëve dhe nepërmjet Korit të Zërave të Bardhë dhe Orkestrës Simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit u krijua një klimë magjepsëse e muzikës.

La Boheme është një shfaqje për vuajtjet e dashurisë, miqësinë, lirinë dhe mënyrën sesi përshtatet njeriut me lirinë.

Xhelozia luan një rol akoma më të rëndësishëm. Piktorët Marcelo dhe Rodolfo përballen me atë që një shekull më vonë në filozofi do të quhej “mosha e arsyes”, pra në njëfarë mënyre me momentin kur kupton se duhet të rritesh sepse je tashmë zhytur shumë thellë në fëmijëri.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!