MENU
klinika

Aksioni do vijojë disa ditë

Lidhja e Rrugës Transballkanike me portin, shemben objektet

04.04.2024 - 16:38

IMT Vlorë ka nisur prishjen e objekteve në zonën e Skelës që preken nga realizimi i projektit “Lidhja e Rrugës Transballkanike me portin detar”. Ditën e sotme janë prishur dy objekte ndërsa aksioni pritet që të vijojë për disa ditë.

Në janar të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi shpronësimin me interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit. Bëhet fjalë për 50 familje ndaj të cilave pritet që të bëhet shpronësimi i banesave, raporton gazetari i Report tv Armand Xhelili.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 182 020 370.86 lekësh përballohet nga buxheti i shtetit, kurse Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar.