MENU
klinika

“Të gjithë banorët i mbajta në supe”

Lidi Delia flet pas daljes nga shtëpia e “BBV”/ Çfarë e penalizoi

22.04.2024 - 11:48

Ish-konkurrenti i “BBV”, Lid Delia ditën e sotme ishte i ishte i ftuar sot në “Fan Club”, ku ka komentuar lojën e banorëve brenda shtëpisë duke treguar se çfarë e penalizoi atë.

Ai u shpreh që nga java e parë që iu dha misioni nga “Vëllai i Madh”, 20 përqind të energjive ia ka dhënë Heidi Baçit, ndonëse sipas tij banorja vetëm qeshte dhe ai duhet të kryente misionin, në fund Lidi tha se të gjithë meritën e mori konkurrentja.

Sipas Lidit ajo që e penalizoi ishte mungesa e hapsirës për të dhënë mendimin gjatë primet sepse konkurrenti tha se ishte i ri dhe nuk dëshironin që të jepte informacione nga jashtë.

Pjesë nga intervista:

Enxhi: Ndërkohë më Heidin je shprehur që, nuk mund të bie që me nominimin e parë. Domethënë je mërzitur që ke dalë, të ka prekur sado pak egon dhe çfarë mendon se nuk shkoi mirë në qëndrimin tënd në shtëpi?

Lidi: Në fakt duke nisur që nga java e parë, nga misioni mendoj që unë kam dhënë 80 % të energjive i kam dhënë unë 20 % i ka dhënë Heidi. Heidi në mision thjeshtë qeshte dhe largoheshe. Unë i kam mbajtur gjithë banorët mbi supe.

Ronaldo: Pse nuk ja the në sy Heidit? Ti u fute në një moment të lojës, që Egla po bënte namin jashtë dhe pranove të ishe pro Eglës gjithmonë, pranove të ishe pro Romeos dhe nuk e kuptoj pse nuk ja the në sy?

Lidi: Heidi nuk do të vendoste se çfarë do të diskutohej në Prime. Kur në Prime u diskutua historia, e gjithë merita kaloi tek Heidi dhe mua më është bërë një pyetje shumë e vogël. Pastaj, historia u zhvillua me Heidin, mbaroi me Heidin dhe u mbyll. Heidi ishte një person që, pjesë e ftohtësisë, logjikës, më pëlqente dhe e vazhduam raportin. Pastaj në Prime e dytë unë isha i ri dhe nuk kisha shumë hapësirë për të folur për të mos dhënë informacion nga jashtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edicionit të tretë po i vjen fundi!

Kur do të mbahet finalja e madhe e “BBV 3”