MENU
klinika

“Prezenca e tij, e gabuar”

Lojërat e PS me thirrjen e Berishës në komisionin hetimor, Petro Koçi: Është në masë sigurie

09.04.2024 - 16:38

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, ka folur lidhur me tërheqjen e socialistëve nga dëshmia e Berishës tek Komisioni Hetimor për sistemin TIMS.

Koçi tha se thirrja e Berishës në Komision Hetimor është gabim, pasi ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie dhe nuk mund të thyejë masën e sigurisë.

“Ne si socialistë kemi disa principe të caktuara. Në atë Komision kam dëgjuar që është thënë që ndoshta duhej thirrur z Berisha, por do ishte gabim, sepse ai është tashmë një person në izolim dhe nuk i shërben çështjes. Një Komision hetimor duhet të arrijë në përfundime, duhet të thotë nëse koncesionet vlejnë ose jo. Komisioni Hetimor le ta japë një përfundim në fund, mund të thotë se koncesionet duhen në raste shumë specifike.

Nëse janë të dobishme, duhet të thotë a duhet të ketë kufizime, që mos lejohen hapësira për abuzim. Kështu e mendoj një Komision Hetimor. Por në Shqipëri është qëllimi që si ta nxjerrim X fajtor përpara shqiptarëve. Duhen nxjerrë përfundime serioze, ku ti angazhon edhe ekspertë”, tha Koçi për News 24″.