MENU
klinika

Flet aktori, Krenar Arifi

‘Lulëkuqet mbi mure’/ “Pasi doli filmi kudo më thërrisnin Sulo…”

07.04.2024 - 12:38

Krenar Arifi është aktori që ka luajtur personazhin “Sulo” te filmi “Lulëkuqet mbi mure” i realizuar 47 vite më parë dhe me regji të Dhimitër Anagnostit.

Në Report TV ai tregon detaje nga realizimi i filmit, por edhe emocionet nga ripunimi i tij teksa u soll te publiku në cilësinë 4K.

Arifi, në moshë të vogël kur mori pjesë në film, tregon se më pas të gjithë e thërrisnin “Sulo”, me emrin e personazhit të tij në film. Momenti më prekës i filmit është kur Sulo qëllohet nga forcat fashiste dhe ndërron jetë.

‘Sigurisht që shumë i impresionuar nga cilësia e filmit, se është e jashtëzakonshme të shikosh detajet me hollësi dhe të jep më shumë emocione.

Sigurisht shikojmë vetën në moshë të re, në moshë të fëmijërisë dhe kjo është diçka shumë interesante sepse nganjëherë të duket se nuk je ti, nganjëherë të kujtohen disa momente nga ajo periudhë, nga xhirimi i filmit, nga jeta e asaj kohe.

Për mua kënaqësi e veçantë që takova kolegët sidomos aktorin e madh Timo Flloko.

Unë isha pjesë e grupit, me organizimin merreshin të tjerët si asistent regjisori dhe të tjerë dhe sigurisht që ata kishin shumë punë me ne, se ishim fëmijë të lirë dhe nuk ishte aq e lehtë të na grumbullonin dhe të organizonin.

Nuk di se si ia rritën të na fusnin në një mënyrë kaq perfekte, si duket na futën në një si lojë sepse të gjithë ishin të interesuar të bëheshin pjesë e lojës, të gjithë përpiqeshin të bënin pjesën e tyre kështu që mesa duket ky ishte çelësi e suksesit.

Në atë kohë filmi ishte shumë i suksesshëm, s’kishte njeri që nuk e kishte parë. Kur kaloje nëpër rrugë, dëgjoja ndonjë thirrje majtas-djathtas: Sulo. Shpesh herë ishte e këndshme, shpesh herë nuk ishte aq e këndshme. Njerëzit kishin dëshirë të komunikonin me mua.

Aktrimi është diçka e bukur dhe ata që kanë dëshirë të bëjnë këtë gjë, do ishte mirë të përkraheshin nga prindërit sepse jo vetëm që është një gjë e bukur por të plotëson dhe shpirtërisht nëse ke dëshirë ta bësh atë gjë. Janë kujtime shumë të bukura të jetës”- tha Arifi./vjosa

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Ismail Qemali tek Luigj Gurakuqi

Aktorët që luajtën ‘Nëntori i dytë’

"U falemi Orëve të Shqipërisë, për një kolos të tillë"

Nga rrënoja në atraksion turistik: çelet shtëpia e At Gjergj Fishtës!


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain