Në konferencën e përbashkët me kryeminsitrin Edi Rama në Paris, presidenti i Francës Emmanuel Macron, theksoi angazhimin e tij për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE!
Macron shtoi se Shqipëria ka avancuar në rrugën e reformave dhe vlerësoi angazhimin e vendit tonë përkrah BE-së, në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
“Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Europës për të bërë më te fortë ndaj luftërave.
Shqipëria ka vazhduar rrugën Europiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Sa e admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj, për miqësinë, për ndjenjat shumë të thella europiane. Do thoja ndoshta edhe më shumë se europiane. Ne i kushtojmë rendësi kësaj, jeni ju, jemi ne, marr janë të veçanta dhe kjo falë punës së përbashkët”, tha Macron.