MENU
klinika

”Makina Historike dhe Motoçikleta Ankona”

Makina retro, ekspozohen në pazarin e Gjirokastrës

25.04.2024 - 14:05

Një koleksion i veçantë prej 30 makinash relike retro janë ekspozuar në rrugët e pazarit të Gjirokastrës.

Mjetet e rralla kryesisht të fillimit dhe mesit të shekullit të kaluar në pronësinë e koleksionistëve italianë tërhoqën qindra vizitorë. Eventi i veçantë që tashmë po krijon një traditë në Gjirokastër këtë herë erdhi si bashkëpunim i Bashkisë së Gjirokastrës dhe Shoqatës ” Makina Historike dhe Motoçikleta Ankona”.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri për të bërë një tur me makinat relike. Kam përshtypje shumë të mira na kanë pritur mjaft mirë dhe jam shumë i kënaqur nga udhëtimi. Unë kam një makinë Ferrari të vitit 2002. Është model 360 Modena Spider më shumë se 20-vjeçare që ende e përdor. Por kam edhe mjete të tjera relike sepse jam i apasionuar pas mjeteve.”

“Vij nga Italia nga provinca e Pesaros. Është hera ime e parë në Shqipëri, por mund të them se do të kthehem sërish pas dy muajsh sepse më pëlqeu shumë. Kjo që kam sjellë është një makinë 30 vjeçare,prodhim anglez. 4 mijë kubik, mjaft e mirë dhe e veçantë”.

“Unë vij nga Ancona. Nuk e kisha idenë për Shqipërinë por ky vend është i mrekullueshëm. Gjirokastra është e veçantë, ishte surprizë. Makina që kam sjellë ka qenë e babait tim, e vitit 1963 . Jam shumë i lidhur me të. Mund të thuhet që kam lindur në këtë makinë. Gjithmonë ka qenë pjesë e familjes”, u shprehën turistët italianë.

Banorë e turistë kanë pozuar për orë të tëra para koleksionit të mjeteve relike që në total e kalonin vlerën e 5 milionë Eurove. Turi i makinave luksoze retro hyri në Shqipëri nga porti i Durrësit dhe do të vijojnë më tej drejt Korfuzit.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë