MENU
klinika

Vendoset edhe fatet e titullit

Manaj në historinë e Sivasspor, por “bomberi” nuk ndalet

23.04.2024 - 13:06

Rey Manaj është kthyer në një fenomen në Turqi, një “bomber” që vijon të shënojë në mënyrë konstante, po thyen rekorde, por dhe po vendos shumë mbi fatet e titullit. Përpara sfidës kundër Fenerbahce, Manaj mori një çmim special nga drejtuesit e klubit, kjo pasi me 16 gola të shënuar, Manaj u kthye në lojtarin që ka realizuar më shumë gola për Sivasspor në një sezon të vetëm, por sulmuesi kuqezi nuk u mjaftua me kaq.

Në këtë sfidë, Manaj realizoi një tjetër gol, të 17 sezonal. Sulmuesi kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, një gol në minutën e 94-ët që i dhuroi ekipit të tij një pikë pas barazimit 2-2. Goli i Manaj ndaj Fenerbahce, u festua gjatë edhe në radhët e Gallatasarit, pasi Manaj ndali Fernerbahce duke bërë që Gallatasari të qëndrojë i qetë në krye, plus katër pikë pesë java përpara fundit.

Manaj ka edhe pesë ndeshje në dispozicion për të thelluar rekordin e tij te Sivasspor, por në të njëjtën kohë të mbajtur të ndezur objektivin për të fituar “Këpucën e Artë” në Turqi, në një kohë kur dy golashënuesit më të mirë janë Icardi dhe Edin Dzeko me 20 gola.