MENU
klinika

“Vula”

Mbahet sot seanca për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD

02.04.2024 - 10:19

Sot në Gjykatën e Tiranës do të mbahet seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Seanca do të nisë në orën 11:00.

Vendimi për kërkesën e çregjistrimit të Bashës u mor nga Këshilli Kombëtar, në korrik të vitit të kaluar.

“Një grup deputetësh janë ngarkuar të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lart drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike”, thuhet në vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.