MENU
klinika

"Vendimi u mor pa u pyetur opozita"

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u zhvendos online, Blushi: Shkelje e ligjit

30.04.2024 - 17:06

Pas mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u zhevndos online, për shkak të protestës, këshilltari Tedi Blushi ka reaguar duke thënë se vendimi është marrë pa u pyetur opozita.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, u shpreh se kjo tregon shkeljen e ligjit për pushtetin vendor dhe të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak.

Ndër të tjera Blushi u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.

Postimi i Redi Blushit:

I tmerruar deri në palcë nga hajdutëritë dhe krimet e shumta, për të cilat do detyrohet të japë patjetër llogari, i frikësuar si lepur nga transparenca para qytetarëve, Erion Veliaj sapo ka urdhëruar zhvillimin online të mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ky vendim i marrë pa pyetur përfaqësuesit e opozitës, është shkelje e hapur e ligjit për pushtetin vendor dhe të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak.

Askush nuk mund të na pengojë ne këshilltarëve të opozitës të ushtrojmë detyrën për të cilën jemi zgjedhur!

Të gjithë para Bashkisë së Tiranës, pas pak në ora 16:30, në protestë kundë mafies së inceneratorëve dhe organizatës kriminale 5D.

Erion Veliaj duhet marrë urgjent i pandehur!

Nuk ka “Drejtësi me Regji” që e shpëton! Na ka përballë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN