MENU
klinika

Çfarë pritet?

Mblidhet të mërkurën Konferenca e Kryetarëve, në rend dite shqyrtimi i kërkesës së Grupit të PD-së për ‘Xibrakën’

12.04.2024 - 20:29

Ditën e mërkurë, datë 15 prill 2024, ora 15:00, zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve me rend dite shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për mocion për zhvillim debati parlamentar për problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Kujtojmë se kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka paraqitur mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi këtë çështje. Në kërkesë e Bardhit specifikohet se nga viti 2014 e në vijim, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Agjencitë ligjzbatuese evropiane dhe raportet ndërkombëtare evidentuan faktin se grupet kriminale të angazhuar në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kishin bashkëpunëtorë të ngushtë në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit dhe Qeverisë, të cilët përbënin garancinë e tyre për vijimin normalisht të aktivitetit kriminal.

“Policia dhe Prokuroria nuk arritën gjithashtu të zbardhnin të plotëidentitetin e të gjithë bashkëpunëtorëve, të lidhur me grupin kriminal, për të cilët Prokuroria do të regjistronte procedimin penal nr. 335/1 i vitit 2016. Por, dy vite më pas ky procedim penal do tëpezullohej pasi Prokuroria do të shpallte pamundësinë për identifikimin e këtyre individëve. Dokumentet zyrtare nga dosja gjyqësore dhe sistemi TIMS ngrejnë dyshime serioze se një prej këtyre bashkëpunëtorëve të paidentifikuar mund të jetë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Këto dyshime bazohen në faktin se një prej bashkëpunëtorëve tëpaidentifikuar është një shtetas 45 vjec, me flokë të shkurtër, përdorues i automjetit AA 653 DM. Olsi Rama asokohe ishte 45 vjec, me flokë të shkurtra dhe përdorues i automjetit AA 653 DM, i përdorur edhe nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal Genci Xhixha, Gentian Gjonaj dhe Ermal Hoxha. Sipas të dhënave tësistemit TIMS nga 18 hyrje-dalje të makinës, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Sipas gjykatës, policia dhe prokuroria kanë kryer hetime të mangëta dhe nuk kanë identifikuar bashkëpunëtorët e grupit. Përdorimin e këtij automjeti dhe njohjen me eksponentët e grupit kriminal do ta pohonte edhe vetë Olsi Rama ditën e publikimit të denoncimit, 28 Mars 2024”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD.

Më tej Gazment Bardhi shprehet se është detyra e tyre si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të shqyrtojnë me përparësi këtë problematikë dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të mënjehershme.

“Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë”, përfundon shkresa e Bardhit.