MENU
klinika

"Për nder të besimtarëve ortodoksë…"

Mbyllet protesta e opozitës para bashkisë, Flamur Noka njofton tubimin e radhës

26.04.2024 - 13:36

Mes tensioneve dhe flakëve të shkaktuara nga hedhja e molotovit, opozita ka mbyllur protestën, duke njoftuar se tubimi i radhës do të jetë ditën e martë në orën 16:00.

“Në respekt të ortodokseve dhe të festës së tyre ne do ta bëjmë protestën ditën e martë në orën 16:00 kur është edhe mbledhja e këshillit bashkiak”, tha Noka nga selia blu.

Për 2 orë qytetarët protestuan para bashkisë, në lidhje me aferën 5D, ku u arrestuan disa zyrtarë.

Protestuesit u përplasën me policinë, ndërsa këshilltarët tentuan që të hynin brenda Bashkisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN