MENU
klinika

Mos besoni gjithçka!

10 mite dhe të vërteta për kancerin e lëkurës

05.04.2024 - 08:21

Kanceri i lëkurës mund të prekë këdo, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo mosha. Edhe pse ekspozimi në rrezet ultravioletë (UV) të diellit dhe makineritë për nxirje artificiale janë shkaku më i zakonshëm, historia familjare dhe faktorë të tjerë mund të rrisin gjithashtu mundësitë për shfaqjen e kancerit të lëkurës.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me 10 nga mitet më të zakonshme të kancerit të lëkurës dhe të vërtetat që fshihen pas tyre.

1: Ekziston vetëm një lloj kanceri i lëkurës

Nga disa lloje të ndryshme të kancerit të lëkurës, disa janë më seriozë se të tjerët. Dy më të zakonshmit janë karcinomat e qelizave bazale dhe skuamoze, dhe melanoma e cila është më pak e zakonshme.

2: Melanoma është thjesht një nishan që duhet hequr

Është e vërtetë që e gjithë melanoma lind nga melanocitet, duke përfshirë ato që gjenden te nishanet. Por është shumë më tepër se një nishan që duhet hequr, sepse mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk trajtohet herët. Nëse kontrolloni lëkurën dhe në të vëreni pika të errëta që janë asimetrike dhe kanë kufij të parregullt, drejtohuni për një konsultë tek mjeku juaj.

3: Melanoma shfaqet vetëm në lëkurë

Këto pika nuk shfaqen vetëm në lëkurë. Forma të rralla të melanomës mund të shfaqen në sy (melanoma okulare), dhe në mukozë (melanoma mukozale), veçanërisht ato në hundë, gojë ose buzë.

4: Kanceri i lëkurës nuk është serioz
Kanceri i lëkurës, veçanërisht melanoma, mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk kapet herët. Ai ka prirje për t’u përhapur në pjesë të tjera të trupit, dhe nëse kapet në fazat e avancuara, do të ketë nevojë për kirurgji dhe imunoterapi.

5: Njerëzit me lëkurë më të errët nuk preken nga kanceri i lëkurës
Njerëzit e çdo race apo ngjyre lëkure mund të preken nga kanceri i lëkurës. Për më tepër, ata me lëkurë më të errët mund të shfaqin nëntipe të rralla që nuk lidhen vetëm me dëmtimin nga rrezet UV.

6: Melanoma zhvillohet vetëm nëse jeni ekspozuar në diell për vite të tëra
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rezulton se edhe një djegie nga dielli në fëmijëri ose adoleshencë, mund të dyfishojë shanset për të zhvilluar melanomën gjatë jetës. Djegia nga dielli mund të dëmtojë qelizat e lëkurës tuaj dhe potencialisht të rrisë rrezikun e melanomës. Edhe djegiet e rënda dhe ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve ultraviolet gjatë gjithë jetës tuaj janë të këqija pasi dëmtimi nga dielli rritet me kalimin e kohës.

7: Një nxirje artificiale me makineritë e caktuara ndihmon në parandalimin e djegieve nga dielli dhe rrjedhimisht edhe nga kanceri i lëkurës
Sipas ekspertëve të shëndetit, kjo metodë nuk është e shëndetshme. Duke përdorur këtë mënyrë jo natyrale, ju ushtroni stres në lëkurë. Edhe nëse nuk digjeni, ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme shkakton dëmtime qelizore që rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës.

8: Grimi mund të sigurojë mbrojtje
Edhe pse disa produkte bukurie përmbajnë SPF kjo nuk mjafton. Ju duhet të vendosni SPF 30 ose më të lartë, dhe më pas ta riaplikoni atë çdo dy orë. Riaplikimi i kremit kundër diellit është i rëndësishëm edhe pse zakonisht nuk është pjesë e rutinës së grimit. Pa marrë parasysh se sa e errët është lëkura juaj, të gjithë duhet të përdorin krem kundër diellit dhe të shmangin qëndrimin jashtë gjatë ditëve të nxheta.

9: Duhet të vendosni kremi kundër diellit vetëm kur jeni jashtë për orë të tëra
Kremi kundër diellit duhet të jetë pjesë e rutinës të mëngjesit të të gjithëve, edhe nëse qëndroni në ambiente të mbyllura pjesën më të madhe të ditës. Ju mund të ekspozoheni edhe nga dritaret ndërkohë që jeni brenda.

10: Vetëm ekspozimi ndaj rrezeve UV shkakton kancer të lëkurës
Edhe pse ekspozimi UV është shkaku kryesor i kancerit të lëkurës, ai nuk është faktori i vetëm i rrezikut. Kanceri i lëkurës mund të jetë diçka e trashëguar gjenetikisht dhe historia familjae mund t’jujdihmojë të jeni më të kujdesshëm. Nëntipet e rralla të kancerit të lëkurës që prekin sytë, mukozën dhe pjesën e poshtme të duarve dhe këmbëve zakonisht nuk shkaktohen nga ekspozimi ndaj rrezeve UV. Shumë nishane dhe lloje të caktuara nishanesh rrisin gjithashtu rrezikun e kancerit të lëkurës.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?