MENU
klinika

Konventa e PL

Meta fajëson Kryemadhin për shkrirjen e LSI: Djegia e mandateve na çoi gjysmën e partisë në emigracion!

27.04.2024 - 11:59

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ashpër Monika Kryemadhin gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare të Partisë.

Ai i faturoi Kryemadhit shkrirjen e LSI dhe e akuzoi atë se djegia e mandateve ka bërë që gjysma e partisë së ikë në emigracion.

Nga Pallati i Kongreseve, Meta me tone të forta i bëri thirrje të gjithë atëtarëve të partisë që duan të qëndrojnë me Ilir Metën, të qëndrojnë pa bërë lojëra.

‘Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçios e për të bërë lojërat e atij tarrallakut e ka shumë gabim. Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, shkollën e Fatos Nanos, shkollën e Sali Berishës. I ka bërë të gjitha shkollat që i duhen për tu përballur me këtë mafie. Ishin dy kompani izraelite, njëra punonte për Bashën, tjetra për Ramën, të dyja për Ramën. Punonte vetëm për të asgjësuar LSI-në. Nepotizmi është shkaku pse jemi këtu. Për shkak të djegies së mandateve gjysma e partisë është në emigacion, ky është qëllimi i Rilindjes. Por ne do t’i sjellim me 5 prioritetet tona, me 4 milionë shqiptarë plus. Mbi të gjitha me organizimin, që sot fillon nga e para. Do bëjmë bilancin e ditës së sotme dhe do ta fillojmë nga vetja. Faktor kombëtar për fitoren mbetet organizmi, thoshte Stalini.’, tha Meta.

Më pas ai sulmoi Edi Ramën dhe Lulzim Basha se kanë synuar të eliminonin Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Shumë shpejtë do të kemi një konventë të re dhe një parti të re në të gjithë Shqipërinë, kundër këtij regjimi mafioz që ka rrëmbyer vulën e PD-së dhe i gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e Partisë së Lirisë. Programi është shumë i qartë, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus.

Unë se kam shkelur Kushtetuesen dhe atje është derdhur para e madhe, por s’ia kanë dal. Unë një gabim e kam bërë. Unë kam bërë gabimin që natën e zgjedhjeve. Pasi u zgjova nga ora 2 e natës në Vlorë, pasi shkoja ti bëjë presion mafies i vetëm për të shpëtuar pluralizmin politik. PS dhe PD e Bashës kanë punuar kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim, në mënyrë që ajo forcë të asgjësohej përgjithmonë. Unë i kërkoj falje shqiptarëve se fola vetëm me dy deputetë, por duhet të kisha folur me më shumë”, tha Meta.