Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë “mea cupla”, teksa tregoi gabimin e tij të madh pasi nuk ndërtoi një sistem meritokratik brenda partisë.
“Njoh edhe gra që i kemi bërë ministre, deputete, që i kemi mbështetur shumë apo jo dhe thonë çfarë ka bërë Ilir Meta për mua, duhet të kishte bërë më shumë”, shprehet Meta. Ai i cili theksoi se askush s’merr më poste për shkak se është mik i tij.
“Ilir Meta ka bërë një gabimin të madh, nuk ka ndërtuar një sistem meritokratik, ka besuar më shumë se duhet dhe është zhgënjyer. Që të mos zhgënjej shqiptarët do të ngrej një sistem meritokratik të hekurt, askush nuk bëhet deputet, ministër, kryeministër në emër të PL për shkak se është mik me Ilir Metën, për shkak se ka lidhje me bashkëshorten e Ilir Metës.
Por bëhet vetëm për shkak se i shërben 5 prioriteteve të PL, bëhet zëdhënësi i tyre kudo. Konventa është e rëndësishme, jo vetëm që gjysma e anëtarëve të Konventës janë gra, por edhe gjysma e të ftuarve. Nuk e shpëtojmë dot Shqipërinë pa ndihmën e tyre. Nëse zgjidhem President, deri të mërkurën kushdo është i lirë të kandidojë”, tha Meta.