Ilir Meta ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku pritet të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Menjëherë sapo ka mbërritur Meta iu turr një prej bashkëpunëtorëve të tij duke e kritikuar për një gabim.
Ky i fundit mesa duket kishte postuar në facebook e Ilir Metës dhe kishte bërë një gabim ortografik.
Meta: Hajde shpejto, shpejto
Meta: U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë famur, atë flamurin? A e pe famurin?
Bashkëpunëtori: Po.
Meta: Pe gjë? Kur e pe ti? Edhe në ditën më të rëndësishme? Shikoje ti si është shkrujt famurin.
Rinia e plakur, hajde.
‘Po ti ça bën, jo mo jo ti je i ri. Ti je gangster,’ i thotë Meta një simpatizanti tjetër.