MENU
klinika

"Rini e plakur",

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (Video)

27.04.2024 - 10:03

Ilir Meta ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku pritet të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Menjëherë sapo ka mbërritur Meta iu turr një prej bashkëpunëtorëve të tij duke e kritikuar për një gabim.

Ky i fundit mesa duket kishte postuar në facebook e Ilir Metës dhe kishte bërë një gabim ortografik.

Meta: Hajde shpejto, shpejto

Meta: U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë famur, atë flamurin? A e pe famurin?

Bashkëpunëtori: Po.

Meta: Pe gjë? Kur e pe ti? Edhe në ditën më të rëndësishme? Shikoje ti si është shkrujt famurin.

Rinia e plakur, hajde.

‘Po ti ça bën, jo mo jo ti je i ri. Ti je gangster,’ i thotë Meta një simpatizanti tjetër.