MENU
klinika

Largoi Kryemadhin nga partia

Meta nuk ndalet: Do i jap fund nepotizmit, ka dëmtuar seriozisht PL-në

16.04.2024 - 15:06

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp me gazetarët foli sërish për “luftën” që ai i ka shpallur nepotizmit.

Një ditë më parë, News24 dhe BalkanWeb mësuan se kreu i PL ka larguar nga partia bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi gjë e cila pritet të bëhet fakt përmes ndryshimeve statutore gjatë Konventës së 27 prillit.

Kreu i PL tha se ka një rrjedhje të frikshme të korrupsionit për shkak të nepotizmit dhe një evazion të jashtëzakonshëm, ndërsa shtoi se ky fenomen e ka dëmtuar rëndë Partinë e Lirisë.

“Nuk kam ndërmend të hyj në detaje të panevojshme. PL është këtu me e qartë se asnjëherë tjetër jo vetëm në situatën në të cilën ndodhet vendi, por edhe për përgjegjësitë e saj dhe për vetë situatën në të cilën është ndodhemi deri tan.

PL ka një platformë të qartë, jo vetëm sa i takon programit, por të miratojë në konventën e 27 prillit një statut që do t’i japi fund çorganizimit të organizuar dhe do ta kthejë PL një platformë përfshirë, bazuar vetëm mbi standarde e meritokraicisë. Do t’i jepet fund nepotizmit që e kanë dëmtuar seriozisht PL.

Duam të japim shembullin nesër sesi duhet të jetë administrata nën qeverisjen e PL. Ka një rrjedhje të frikshme të korrupsionit për shkak të nepotizmit dhe një evazion të jashtëzakonshëm, të miliarda eruove që nuk hyjnë në administrim. Nepotizmi është kaq shumë i rënduar në vendin tonë“, deklaroi Meta.

Gjatë kësaj konference me gazetarët, Meta hodhi sërish akuza në adresë të kreut të SPAK, Altin Dumani.