Meta tha se nëse një ambasador del kundër dekretit të presidentit Bajram Begaj, do jetë ai i pari që do të mbledhë njerëz para ambasadës.
Kreu i PL-së Ilir Meta ka sulmuar ndërkombëtarët në Konventë duke i konsideruar si turp ata që kujtojnë sipas tij që jemi popull pulash.
Meta tha se nëse një ambasador del kundër dekretit të presidentit Bajram Begaj, do jetë ai i pari që do të mbledhë njerëz para ambasadës.
Kreu i PL kujtoi përplasjen me ambasadorin italian, ku tha se kishte menduar ta shpallte non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e ka bërë.
“McGonigalët kujtojmë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni kushtetutën. Kështu e bëni në vendet tuaja? I emëroni gjyqtarët tek lana? Nuk bëhen në një vend europian këto. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët. Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë.
Kushtetuta do kthehet atje ku ishte. Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurt se nuk është vepër e sekretarit të shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranit. Mirë dakord unë u çmenda, po ti torrollak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në GJK”, tha Meta ndër të tjera.