MENU
klinika

“Në këtë luftë më mirë të vdesësh sesa…”

Meta tek shtëpia e Berishës: Familja është e shtrenjtë për mua, por Shqipëria edhe më e shtrenjtë

27.04.2024 - 21:22

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është nisur drejt banesës se ish-kryeministrit Sali Berisha, ku pritet t’i bashkohet protestës në të ashtuquajturën ‘Rruga e Shpresës”.

“Unë besoj se të gjithë kanë kuptuar mesazhin e kësaj konvente. Beteja me mafian nuk është shaka, por betejë jeta a vdekje, Në këtë luftë më mirë të vdesësh sesa të jetosh si njeri pa vlerë. Të jemi i sinqertë familja është e shtrenjtë për mua, por Shqipëria edhe më e shtrenjtë. Detyrimet e mia ndaj vendit tim janë të jashtëzakonshme, Kam shumë borxhe dhe do shlyej sa të mundem”, tha Meta.

Për largimin e Endrit Brahimllarit, Meta tha se nuk kishte dijeni.

“Nuk jam në dijeni të një veprimi të tillë, nuk e kam vënë re, pres nga ai të ushtroj detyrën si kryetari i grupit të këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës, të jetë udhëheqës i veprimeve opozitare ndaj Bashkisë së Tiranës”, tha Meta.