MENU
klinika

Votëbesohet Kryesia e PL-së

Meta zbulon emrat e rinj që do të jenë në listë dhe propozimet për 4 zv/Sekretarët e Përgjithshëm

30.04.2024 - 13:23

Pas miratimit të Statutit, Partia e Lirisë do të votëbesojë Kryesinë si dhe në listë do të shtohen dhe emra të rinj, që do të hidhen në votim.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbuluar emrat e rinj dhe propozimet për 4 zëvëndës sekretarë të përgjithshëm.

“Në zbatim të statutit të miratuar në Konventën Kombëtare, qenka të bëjë me disa ndryshime statutore, ripërtëritjen, votëbesimin e Kryesisë dhe të gjitha angazhimet e tjera që e kthejnë PL në një fuqi të jashtëzakonshme transformuese.

Kryesia e PL propozim që përveç votëbesimin të të gjithë anëtarëve, të hedh në votim dhe emrat, Myrvete Asqeri, Adriatik Hoxha, Ana Xhedija, Besnik Jakaj, Fationa Selimaj, Erisilda Hoxha, Brunilda Salaj, Pegiola Toro, Denis Hidri.

Njëkohësisht, sipas kërkesës së PL drejtuar anëtarëve të Komitetit Kombëtar, kanë paraqitur kërkesat dhe të tjerë. Të gjitha këto kërkesa do të reflektohen në fletën e votimit.

PL ka vendosur t’i propozojë komunitetit drejtues dhe për 4 zv/sekretarë të përgjithshëm që janë Silva Caka, Brunilda Haxhiu, Anxhela Shenaj, Bedri Merhori

Do t’u lutesha anëtarëve të Komitetit drejtues kombëtar të paraqiten në kohën e duhur, në orën 18:00 në hotel Tirana”, tha Meta.