MENU
klinika

"Nga e marta dhe në vijim do..."

Meteorologu Hakil Osmani tregon si do të paraqitet moti javën e ardhshme

21.04.2024 - 14:24

Meterologu Hakil Osmani zbuluar se si do të jetë moti për javën e ardhshme.

I ftuar në një studio televizive, ai ka treguar se dita e hënë do të ketë intervale me kthjellime, ndërsa dita e martë dhe në vijim do të ketë reshjet të dëborës.

“Gjatë këtyre ditëve deri të enjten pritet që të kemi prezente reshjet e dëborës. Kjo vjen si pasojë e temperaturave që janë nën 0 Gradë Celcius. Që do të thotë temperaturat në orët e para të mëngjesit, më shumë i ngjajnë dimrit se sa pranverës.

Në fakt për sa i përket ditës së hënë kemi një rritje të lehtë me një gradë Celcius. Ultësirat perëndimore si Durrësi, Gjirokastra, Shkodra do të kenë rritje të lehtë të temperaturave të ajërit, por do të kemi dhe përmirësim të kushteve të motit.

Pritet që nga dita e martë dhe në vijim të kemi sërish rishfaqje të flokëve të dëborës”.

Sipas Osmanit, era nga ana tjetër në vijën bregdetare do të jetë problematike, duke pritur që të kemi herës pas here problematikat e përkohshme për sa i përket trafikut detar.

“Për sa i përket reshjeve të dëborës nuk pritet që të kemi zgjerim të hartës, pasi temperaturat e ajërit do të mbeten të izoluara. Pra, pritet që reshjet e dëborës të mbeten të fokusuara në këto zona ku dhe janë të fokusuara”.

Ndërkohë, ditët e fundit të muajit prill parashikohen të mbeten me mot të paqendrueshëm. Herë pas here pritet të kemi prezente reshjet e shiut. Pritet të kemi rritje të temperaturave të ajrit.

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye

Rama në Komisionin ‘Xhafaj’: Ambicien e BE-së mund ta realizojmë duke...

“Kontributi në procesin e integrimit do të jetë i pazëvendësueshëm”