Ministria për Punët e Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, do të mundësojnë edhe këtë vit pajisjen me dokumente biometrike të shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut dhe Mesdheut.
Në kuadër të realizimit të projektit “Ishujt 2024”, ekipi i posaçëm do të gjendet në 2 ishuj të Greqisë, në Kretë dhe Rodos.
Ministria e Jashtme informon se në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në:
Iraklio, Kretë më 22, 23 dhe 24 prill 2024
Rodos, Rodos, më 25, 26, dhe 27 prill 2024
Të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në [email protected] kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme:
Emër/Mbiemër i aplikantit
Numrin personal (NID)
Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT…)
Adresen e vendbanimit – Ishulli
Afati përfundimtar për aplikim është data 19 prill 2024
Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës www.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130/12 euro.
Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave ID, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare përmes POS terminaleve, të cilat do të instalohen në ambientet e zyrës së përcaktuar.
Detajet lidhur me vendndodhjen në Kretë dhe Rodos do komunikohen në ditët në vijim.