MENU
klinika

116 vota pro dhe 1 kundër

Miratohet pr.ligji për Amnistinë Penale

04.04.2024 - 19:51

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 116 vota pro dhe 1 kundër, pr.ligji për Amnistinë Penale.

Partia socialiste dhe opozita finalizuan dakortësinë pas amendamenteve që u dorëzuan nga këta të fundit në Kuvend, ku parashikohet falja e të gjithë protestuesve, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Nga amnistia janë përjashtuar të dënuarit që janë hetuar nga SPAK dhe dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndërkohë, deputeti Agron Shehaj ishte i vetmi që votoi kundër, ndërsa deputetët e tjerë votuan pro.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN