MENU
klinika

Rrëfimi i Elvira Diamantit

“Momenti më i vështirë në jetën time dhe si u bëra rastësisht aktore”

08.04.2024 - 11:19

Me suksese të panumërta dhe një karrierë të gjatë e plot role që kanë shenjuar kujtesën e të gjithë shqiptarëve, Elvira Diamanti është tërhequr nga skena.

Aktorja e famshme do të mbahet mend sidomos për interpretimin e magjishëm të “Marigosë” përkrah Robert Ndrenikës dhe Hajrie Rondos në filmin “Përrallë nga e kaluara”.

Ndoshta duket parë profesionalizmin e saj, nuk do ta besoni se ajo është gjendur në botën e aktrimit krej rastësisht.

“Nuk kisha dëshirë të isha në xhirime, por që mund të lija shkollën. Xhirimet ishin një arsye për të mos shkuar në shkollë dhe ishte shumë bukur”, tregon aktorja.

Elvira gjithashtu nuk ka kursyer për publikun as momentet më të vështira që ka kaluar në jetë edhe pse nuk i përkasin profesionit.

Ajo ka treguar se momenti më i vështirë në jetë ka qenë kur është përballur me së mundjen e të motrës.

“Gjëja që më ka prekur më shumë është kur një doktoreshë më tha për motrën time që ka k ncer dhe është i pash rueshëm. Mbase ma tha pak ashpër dhe prerë.

Ky është një moment aq i dh mbshëm dhe i fuqishëm, saqë unë ende sot kur shikoj në ëndërr motrën time Diana them: Sa mirë është, sa e lumtur është, por nuk e di që është e sëmurë. Ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë”, shprehet Elvira.

“Marigoja” është nënë e një vajze, Edra. Nëna e Edrës ka treguar gjithashtu vështirësitë që ka hasur kur ka sjellë në jetë të bijën.

“Kur i kam dhënë për herë të parë vajzës sime gji. Vajza lindi nën peshë dhe në atë kohë rregullat ishin të rrepta, nuk mund ta ushqeje.

Ta merrnin fëmijën e vendosnin në inkubator, që të rritej në kushtet speciale.

Unë qaja vazhdimisht sepse vajzat ishin binjake dhe nuk arritën dot që të jetonin të dyja. Mbeti vetëm Edra, vajza që kam sot.

Drini duke parë që unë isha vazhdimisht e shqetësuar, qaja dhe dihet që shqetësimi ta heq qumështin, më çoi në maternitet dhe fshehurazi, duke thyer të gjitha rregullat, e mori Edrën nga inkubatori dhe unë i dhashë gji.

Ai ka qenë një moment i magjishëm për mua dhe thashë se nuk mund të ketë gjë më të bukur se kaq. Lumturia ishte shumë e plotë”, rrëfehet aktorja./vjosa

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain