MENU
klinika

Shprehin dëshirën e tyre

Mourinho në stolin e Liverpool? Tifozët e kuq nuk fshihen

23.04.2024 - 13:08

Largimi i Jurgen Klopp në fund të këtij sezoni lë një gropë të madhe në shtëpinë e Liverpool.

Të zëvendësosh Klopp nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në stolin e kuq është shumë e madhe, por tifozët e kanë një emër. Jose Mourinho është një nga dëshirat e tyre më të mëdha, kjo është ndezur edhe më shumë pas sfidës Fulham-Liverpool, ku tekniku portugez ishte i pranishëm në shkallet e stadiumit.

Sigurisht, të shohësh Mourinho-n në stolin e Liverpool nuk është e lehtë, një trajner që për shumë vite ka qenë rivali më i madh i të kuqeve, teksa në karrierën e tij ka drejtuar ekipi i Chelsea, Man.United dhe Tottenham.

Mourinho nuk do të ishte kundër këtij opsioni, Liverpool është një emër i madh, një skuadër e mbushur me yje, një opsion i shkëlqyer për t’u rikthyer në futbollin e madh në fund të këtij sezoni.