MENU
klinika

Vizita e Vuçiçit në Paris

Nazarko: Franca kërkon të tërheqë Serbinë drejt BE

12.04.2024 - 20:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një vizitë zyrtare ne Francë, ku u prit nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

I ftuar në “Balkan Update” në ABC News, analisti Mentor Nazarko, tha se përmes kësaj vizite zyrtare, Franca kërkon që të tërheqë Serbinë drejt familjes së Bashkimit Evropian dhe Perëndimit.

Serbia ka në pikëpamjen e saj ekonomike peshë më të madhe se Shqipëria. Cili është këndvështrimi pozitiv? Për shkak të nevojës së Serbisë për tu respektuar diplomatikisht, si një lloj fuqie ushtarak e rëndësishme. Sikur Serbia t’i ishte drejtuar Rusisë për ti blerë do ishte një tjetër ngjarje. Edhe përdorimi kush shet armë e kushtëzon blerësin. Në këtë kuptim vlera ka dimension biznesi, është e shtrirë në kohë. Blerja është një dëshmi e rreshtimit e Serbisë në familjen perëndimore me kushtëzimet dhe diferencimet e veta. Franca e kushtëzoi sërish Serbinë me dialogun, dënimin e terrorizmit në Banjskë, detyrimin për pluralizmit dhe njohjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.”, tha ai. /abcnews.al