MENU
klinika

“Disa elemente kanë rezonancë ndërkombëtare”

Nazarko rendit faktorët: Ja pse dështoi referendumi në veri të Kosovës

22.04.2024 - 22:02

Pjesëmarrja në votim më 21 prill, për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës ishte e ulët dhe kjo panoramë solli zhgënjim te ndërkombëtarët.

Kjo temë u diskutua mbrëmjen e kësaj të hënë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Komentatori politik, Mentor Nazarko gjatë diskutimit tregoi arsyet se pse Lista Srpska ka bojkotuar referendumin.

“Referendumi bëhet me një listë zgjedhore, e cila është shumë e fryrë, e cila llogarit dhe serbët që janë në territorin e Serbisë dhe afër mendsh kjo është një nga arsyet se pse lista Srpska ka bojkotuar referendumin. Ajo i mblodhi firmat, të cilat sipas ligjit të Kosovës, parashikon 35% e banorëve. Në momentin kur Kurti adoptoi një rregullore të ngurtë se në veri të Kosovës nuk jetojnë aq serbë saç është trumbetuar se jetojnë, atëherë ky do ishte dështimi asaj që ka qenë propaganda serbe. Nëse Lista Srpska do merrte pjesë, kjo do dukej si një lloj mirëkuptimi i qartë midis Kurtit dhe Vuçiçit”, tha ai.

Sipas Nazarkos, janë disa elemente në veri të Kosovës, të cilat kanë rezonancë ndërkombëtare.

“Ajo që po ndodh në veri, ka disa elementë, të cilat kanë rezonancë ndërkombëtare; një është referendumi, një është çështja e pronës e kishës serbe në veri.”, tha ai.