MENU
klinika

Arsyet

Ndryshimet klimatike, ekspertja: Pse Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Evropës

26.04.2024 - 20:41

Ndryshimet klimatike kanë ngritur alarmin mes ekspertëve për të gjetur zgjidhjet që do të ulin pasojat që mund të jenë katastrofale. Në ‘Studio Live’ ekspertja Ornela Çuçi shpjegoi se Shqipëria është vendi më i prekur nga ndryshimet klimatike sesa vendet e tjera të Europës.

“Problemi më i madh është se ka ndryshuar periodiciteti i reshjeve dhe thatësirës. Shqipëria liston 1400 1700 milimetra shi sasi reshjesh. Drini përmbyt çdo dy vjet dhe Vjosa duke na përmbytur çdo 5 vjet periodikisht. E liston Shqipërinë si vend që preket nga ndryshime klimatike më shumë se çdo vend në Europë.

Përveç sasisë së reshjes, kemi një periudhë me thatësirë më shumë se ç’e kemi pasur. Evropa e Jugut është rritur temperatura me 2 gradë, çka rrit me 1 gradë e gjysëm temperaturën e tokës. Çka rrit rënien e zjarreve në periudhën e verës. Jo vetëm përmbytje, Shqipëria atakohet në disa komponentë. E gjithë kjo me patjetër duhet të menaxhohet, jo vetëm për sot, por të marrim masat që të mos na gjejë të papërgatitur” tha Çuçi për “ReportTV”.