MENU
klinika

Studimi

Njerëzit mund të kenë mikroplastikë në tru

17.04.2024 - 11:54

Duket se ky zbulim i fundit mund të jetë i vështirë për t’u pranuar nga njerëzit në të gjithë botën. Pjesë të vogla plastike po gjejnë rrugën e tyre për në tru, kjo sipas një punimi të botuar në revistën “Environment Health Perspectives”.

Studiuesit nga “University of New Mexico School of Medicine’s” thonë se mikroplastika nga uji, ushqimi dhe ajri që thithim kalojnë nga rrugët e frymëmarrjes dhe sistemit tretës në organe të tjera, si veshkat, mëlçia dhe truri.

“Gjatë dekadave të fundit, mikroplastikët janë gjetur në oqean, te kafshët dhe bimët, në ujin që vjen nga rubineti i çezmës dhe në shishet plastike,” thotë Eliseo Castillo, profesor i Gastroenterologjisë në këtë universitet. “Ato duket se janë kudo,” shtoi Eliseo, i cili është studiuesi kryesor i mikroplastikës.

Grupi i studiuesve e testuan këtë fakt për katër javë te minjtë duke u dhënë atyre ujë të pijshëm për të matur sasinë e mikroplastikës që thuhet se njerëzit marrin çdo javë. Shkencëtarët zbuluan se njerëzit konsumojnë pesë gramë mikroplastikë çdo javë, që është sa pesha e një karte krediti.

Ata zbuluan se mikroplastika lëviz nga zorrët në indet e tjera të trupit. “Këta minj u ekspozuan për katër javë. Tani, mendoni se si kjo barazohet me njerëzit nëse jemi të ekspozuar që nga lindja deri në pleqëri ndaj mikroplastikës,” thotë Castillo.

Profesori tha se nëse minjtë e shëndetshëm të ekspozuar ndaj pjesëve të vogla të plastikës pas vetëm disa javësh shfaqnin shenja ndryshimesh fizike, njerëzit e ekspozuar gjatë gjithë jetës mund të shohin se shëndeti i tyre përkeqësohet.

Pra, me pak fjalë njerëzit marrin plastikë në vlerën e një karte krediti çdo javë.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?