MENU
klinika

Bella ‘po bie’ nga froni!

Njihuni me modelen që po thyen rekordin në TikTok

18.04.2024 - 11:49

Leah Halton, modelja australiane dhe personazhi i famshëm i TikTok është në rrugën e duhur për të vendosur një rekord të ri për videon më të pëlqyer të TikTok të të gjitha kohërave. Rekordi aktual për videot më të pëlqyera të TikTok mbahet nga Bella Poarch, me një sinkronizim të buzëve me ‘M to the B’, që ka grumbulluar 65.9 milionë pëlqime.

Sinkronizimi i buzëve i Leah Halton me YG Marley ende po mbledh pëlqime me një ritëm të jashtëzakonshëm. Në total, videoja e TikTok është parë mbi 699 milionë herë dhe ka grumbulluar 46.8 milionë pëlqime.

1.7 milionë komentet në videon e saj, përfshijnë “Si është dikush kaq e bukur?”,  “E bukur dhe perfekte”, plus një sasi të madhe duke vënë në dukje se sa virale po bëhet video.

Leah Halton aktualisht është 23 vjeç. Ajo ndan ditëlindjen, 6 janar, me Rowan Atkinson, aktorin anglez të famshëm për Mr Bean. Halton aktualisht jeton në Melburn, Australi, megjithëse udhëton në të gjithë botën.

Halton ka sëmundje celiac, që do të thotë se ajo nuk mund të hajë gluten. Aktualisht ka mbi 8.2 milionë ndjekës në TikTok, 1.4 milionë në Instagram dhe 1.2 milionë në YouTube.

Nëse po pyesni veten sesa para ka grumbulluar deri më tani Leah, gaboheni, pasi 23-vjeçarja s’ka fituar asgjë. Kjo për shkak se në Australi, vendi ku Leah jeton, nuk e ka të aksesueshme fondin e krijuesve në TikTok.