MENU
klinika

Heq dorë nga ngjyra e zezë

Nuk do ta njihni, Ledjona prezanton pamjen e saj të re

13.04.2024 - 09:46

Ledjona Xheladinaj është shndërruar në një personazh mjaft të dashur për publikun shqiptar si gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV3 por edhe pas eleminimit të saj.

Ndërkohë që ishim mësuar ta shihnim me flokët brune, gazetarja e njohur ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik në pamje.

Pasditën e sotme, Ledjona ka treguar përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, se i është bashkuar grupit të flokëve të kuqe. Por jo vetëm kaq, ajo ka vendosur të zgjasë gjithashtu flokët e saj, duke prezanuat një pamje krejtësisht të re.

Kujtojmë se Ledjona Xheladinaj u eleminua disa javë më parë nga shtëpia e “Big Brother VIP3”. Nga pesë banorët që ishin në televotim, Ledjona dhe Ilnisa Agolli dolën në një përballje ‘kokë më kokë’, ku triumfoi kjo e fundit.

Dy gazetaret shkuan në studion e madhe të BBV, ku morën vesh se cila prej tyre do të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.