“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Paracetamoli pakëson emocionet pozitive?
Mjeku: Shkencëtarët nuk e dinë nëse analgjezikët e tjerë si ibuprofeni apo aspirina të kenë të njëjtin efekt, arsye për të cilat ato sot janë objekt studimi.
Paracetamoli ndryshe nga shumë analgjezikë të tjerë, nuk është një Antiinflamator JoSteroid (AIJS). Kjo do të thotë se nuk kontrollon inflamacionin e trupit. Ende nuk e dimë nëse këto ilaçe të tjera kanë efekte në emocione.
Rezultatet e studimit mund të jenë pasojë e një përkeqësimi të ndjeshmërisë që i shtyn njerëzit të reagojnë ndryshe ndaj fakteve pozitive dhe negative të jetës, duke konfirmuar efektet e paracetamolit mbi personalitetin. Megjithatë studime të tjera më të thelluara duhen për të konfirmuar apo rrëzuar këtë hipotezë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.