MENU
klinika

Zheji: Nuk shënjestronte qeverinë shqiptare, por…

Përballja frontale e Ramës me Rai3/ Minxhozi: S’duhej t’i telefononte

30.04.2024 - 20:27

Analistët Skënder Minxhozi dhe Artur Zheji diskutuan në studion e emisionit “Real Story” me gazetarin Sokol Balla për replikat e kryeministrit Edi Rama me televizionin RAI 3, në lidhje me dokumentarin e publikuar pak ditë më parë. Ata thonë se kreu i qeverisë nuk duhet të kishte reaguar.

Zheji thotë se kryeministri s’duhet të kishte bërë atë që ai e quajti si një fushatë të personalizuar. Edhe Minxhozi e cilëson si të tepërt reagimin e kryeministrit, duke thënë se “Rama nuk do të duhej të telefonte, të shkruante dhe të lidhej direkt me median e shtetit përballë”.

Pjesë nga biseda:

Zheji: Më duket joracionale që kryeministri të bëjë një fushatë të personalizuar dhe kam përshtypjen që ku janë të tjerët, ata të cilët janë përgojuar në reportazh. Vazhdon një stil që nr 1 merr përsipër dhe i vë gjoksin një situate në mënyrën e tij, dhe falë italishtes që di shumë mirë, dhe kjo më habit. Mendoj që është një protagonizëm jo aq fitimprurës sa në rastet e tjera. Meqë the për ditët jo dhe aq të qeta të maxhorancës, për shembull ka qenë një menaxhim shumë i mirë i rastit të intervistës bombastike të Ahmetajt, duke e lënë atë në harresë, duke e konsideruar atë një provokacion për maxhorancën dhe bashkëpunëtorët e tij. Një personazh i kërkuar nga SPAK që kërkon të provokojë një stuhi në gotë por u la sfida pa u ushqyer me mençurinë që nëse ne replikojmë me ish zëvendës kryeministrin, do të bëjmë një lojë që nuk është në interesin tonë dhe as të opinionit publik.

Minxhozi: Çështja e masës ka qenë përherë një problem i Ramës. Nuk e ka njohur masën, ka shkuar gjithmonë përtej, sidomos kur ka qenë fjala për të bërë polemika. Ka bërë gjithmonë më shumë zhurmë seç duhet të bënte, qoftë duke e marrë dhe nga interesi i tij dhe duke e folur nga kjo, mendoj se ai do të duhej të linte të konsumohej të qetësi dhe plotshmëri zhurmën që po shkaktonte Meta rreth fatit të vet dhe ta linte opozitën në zhurmën e saj dhe të mos ndërhynte dhe të krijonte një zhurmues për zhurmën e Ilir Metës. Por realisht kështu është, Rama nuk do të duhej të telefonte, të shkruante dhe të lidhej direkt me median e shtetit përballë sepse e para, shteti përballë, mediat e këtij vendit s’e kanë këtë raport komunikimi si të zakonshëm me kryeministrat e tyre ose të tretëve dhe e dyta, ti ke një kauzë e cila është e drejtë sepse reportazhi i gazetarit me pasaktësitë dhe censurat, gjithë problemet që kishte ishte i supë e ngrohur që nuk bënte efekt. Pse duhet t’i ngacmosh studiot e Tiranës që të bëjnë debate natën e parë, të dytë apo të tretë për një gjë që…Fut dhe Bardhin si koificent…kur Bardhi del se nuk ka bërë kallëzim për Olsi Ramën ndërkohë që thoshte se kam bërë kallëzim penal, përse merresh me të vërtetën në italisht siç thoshte Rama të premten, vazhdoi dhe u mor me anën tjetër të Adriatikut edhe kur kishte rënë zhurma. Ilir Meta është me problemet e veta, e dyta Bardhi del ashtu siç del dhe përse nuk e lë opozitën të konsumohet në zhurmën e saj por futesh dhe ti me bateritë e tua.

Zheji: Targeti i atij emisioni ishte publiku italian dhe qeveria italiane dhe jo ajo shqiptare. Është e vërtetë ajo gjë që po të mos ishte protagonizmi Rama-Meloni nuk do të ishte emisioni. Është përgatitur si goditje ndaj Melonit për t’i thënë publikut italian se shihe se me kë e ke bërë ti partneritetin dhe me çfarë qeverie.

Balla: Që këtu ka një stereotip që tashmë është i shpifur dhe i vjetëruar që deri diku para 15 vitesh ti nuk kishte fuqi ta kundërshtoje. Por tani del ky i RAI 3 dhe përveç të tjerash, thotë se një shqiptar ka dashur të më vrasë ndaj unë jam mbrojtur. E merr dhe e ringjall por në këtë mes e hamë ne. Ndërkohë që në Itali ke mbi 30 mijë firma private…

Zheji: Taksapaguesi e paguan Ramën për të bërë kryeministrin.

Minxhozi: Është problemi i masës. Do të thotë që kur ti ke një të drejtë po insiston më tepër seç duhet, atëherë hyn në fuqi proverbi i vjetër që thotë mos përdor topa për të vrarë miza. E para nuk kishte fakte të reja, e dyta kishte autogola. Rama e tha të vërtetën një herë, dy herë tek italianët. Pse duhet ta thuash 10 herë?

Balla: Për një arsye të thjeshtë mendoj unë. Esat Pashë Toptanizmi vazhdon akoma. Ai italiani është në të drejtën e vet. Ti biem Melonit, dhe kryeministrit Rama për këtë pazar që qeveria shqiptare mund ta bëjë për interesat e veta se është prishur me Greqinë, është çështje tjetër. Por që këtu kemi një mall që u shit jashtë si i pavërtetë nga shqiptarët, dhe kjo duhet thënë, dhe u bë për interesa të ngushta, dikush do t’i shpëtojë SPAK-ut, dikush nuk do të shkojë në burg, dikush ka halle të tjera por nga ana tjetër…

Zheji: Ti ke eksponentë të opozitës që kanë dalë të mbrojnë Belerin, duke thënë se është viktimë e regjimit…

Balla: Mendoj që e ka tepruar me Greqinë Rama..

Minxhozi: Në terma të tjera, po e tepron dhe me median italiane sepse çështja me Italinë nuk është çështje politike e mirëfilltë por mediatike dhe më pas politike. Është një mekanizëm që është shkrepur nga një emision investigativ dhe më pas është bërë zhurma. Kurse me Greqinë është e kundërta, është një konflikt politik që ka shkaktuar të gjithë të tjerat.