MENU
klinika

Si u shpëtua nga zjarri vajza që ishte në gjumë

Përfshihet nga flakët ballkoni i një apartamenti në Berat

01.04.2024 - 13:17

Një vatër zjarri ka rënë sot në një banesë në lagjen “30-Vjetori” në Berat, pranë pjeshkores. Drejtoria e Mzsh Berat mori njoftimin për zjarr nga banorët dhe nisi grupin e shërbimit dhe 2 mjete zjarrfikëse.

Pasi mbërritën në vendngjarje panë se ishte përfshirë nga flakët ballkoni i katit të tretë. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë derën e jashtme të banesës, pasi në njërën nga dhomat ndodhej një fëmijë në gjumë dhe në banesë nuk kishte asnjë njeri tjetër.

Pasi kanë nxjerrë vajzën jashtë banesës zjarrfikësit kanë neutralizuar flakën e zjarrit dhe në një kohë të shkurtër e kanë fikur zjarrin. Në banesën në pronësi të shtetasit Ilir Mimani ka pasur vetëm dëme materiale (vetëm në ballkon) dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier