MENU
klinika

Protestuesit tentojnë të heqin gardhin metalik

Përplasje me policinë/ Hidhet molotov para bashkisë së Tiranës

11.04.2024 - 12:21

Situata para bashkisë së Tiranës është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov në hyrje të institucionit.

Ndërkohë qytetarët e mbledhur para bashkisë kanë tentuar të thyejnë edhe gardhin metalik dhe janë përplasur me policinë.


Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje.

Pjesë e saj edhe këtë radhë është vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, por edhe deputetë të PD.

Ndërkohë policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN