MENU
klinika

Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore 'zbërthen' paqartësitë

Plani që po ndiqet për ndryshimin e moshës për daljen në pension

18.04.2024 - 16:09

Astrit Hado, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka folur për skemën e pensioneve në Shqipëri dhe problematikat që hasin të moshuarit. Në një intervistë televizive, zoti Hado ka folur për buxhetin e shtetit që shkon për rritjen e pensioneve dhe planet që ata kanë për të ardhmen, duke nisur nga ndryshimi i moshës për daljen në pension dhe barazimi i të ardhurave të pensioneve të fshatit dhe qytetit.

-Zoti Hado, a ka ndonjë fushatë herë pas here nga ana juaj për të tërhequr pak vëmendjen e të rinjve për sa i takon vlerës së pensioneve?

Historia dhe jeta ka treguar krejt të kundërtën, se pensionet që japin skemat e pensioneve janë një nga elementët kryesore të jetesës së moshës së tretë dhe është faktori kryesor i zbutjes së varfërisë në moshën e tretë, domethënë po te kemi parasysh që ne këtë vit e kemi buxhetin diku te 1.8 miliard euro 180 miliard lekë të reja dhe rreth 160 miliard shkojnë për pensione imagjinoni se çfarë impakti ka në jetën shoqërore të brezit të tretë. Ne kemi gati 27% të buxhetit të shtetit pra buxheti i ISSH është gati sa 26-27% e buxhetit të shtetit, është një sasi e madhe parash e cila shpërndahet në mbi 700 mijë familje që janë mjeti kryesor i jetesës për pensionistët. Totali I buxhetit të institutit është 1.8 miliard euro, këto janë barabartë në vlerë sa ¼ e 27% e buxhetit të shtetit. Sepse instituti në aktivitetin e vet trajton përfitime që janë të natyrës kontributi ve që rrjedhin nga kontributet e paguara që janë pensionet, invaliditet familjar, barrëlindjet, sëmundjet, aksidentet në punë dhe njëkohësisht trajton edhe disa programe të veçanta sociale që qeveria ka vendosur siç janë : kompensimi i energjisë elektrike për pensionistët, kompensimi i çmimit të bukës, kompensimin e të ardhurave minimale, veteranët, dëshmorët e atdheut, invalidët e luftës, trajtimet e veçanta të minatorëve, trajtimet e veçanta të industrisë ushtarake, statuset suplementare, naftëtarë, minatorë, profesorë… të gjitha këto përbëjnë buxhetin e sigurimeve shoqërore, ndërsa fondi I sigurimeve shoqërore është vetëm për atë kategori që paguhen për fitime në bazë të kontributit. Këtë vit nga 180+ miliardë lekë që e kemi planin 134 miliardë lekë janë parashikuar që do jenë kontribute të drejtpërdrejta. Defiçitii pastër i degës së pensioneve është në rendin e 18 miliardë lekë të reja që i bie të jetë diku te 0.85% e GDP-së dhe në raport me shpenzimet që janëështë diku te 12-13% e fondit të sigurimeve shoqërore. Ky defiçit ka ardhur në rënie ne në 2014 kur filluam reformën e pensioneve kishim defiçitin në raport me GDP diku te 1.9-1.95% dhe kishin tendencë për tu rritur dhe një nga arsyet që u ndërmor reforma e 2014 ishte frenimi I rritjes së deficitit dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të skemës. Që nga ai moment dhe sot që kanë kaluar 10 vjet, është ulur defiçiti nga 1.95 në 0.85 e GDP-së, dhe pretendohet që këtë vit të kemi ulje të te defiçitit përsëri. Që do të thotë që kjo gjë rrit qëndrueshmërinë financiare të skemës, skema bëhet gjithnjë e më e qëndrueshme, ecën gjithnjë e më shumë me këmbët e veta. Fondi i ISSH ka buxhet më vete që quhet fond special që miratohet bashkë me buxhetin e shtetit nga parlamenti. E përmenda atë shifër për të treguar rëndësinëdhe peshën që ka buxheti i cili transferohet te llogaritë familjare që njerëzit të kenë një jetë më dinjitoze. Dua të përmend se gjithë publiku dhe sidomos të rinjtë duhet të kuptojnë se për pension nuk mendohet në momentin kur mbush moshën e pensionit por duhet të mendosh që në momentin kur hyn në tregun e punës, sepse në momentin që del në pension pastaj mund të jesh shumë I zgjuar, mund të kesh shumë dëshirë ndoshta dhe do të paguash, të kontribuosh por nuk ke mundësi fizike dhe kohë që ta bësh një gjë të tillë sepse po mbushe moshën për të dal në pension atëherë do bësh vetëm llogaritë, ke punuar kaq vite, ke derdhur kaq kontribute, do marrësh këtë pension. Nuk ka hapësirë, nuk ka mundësi që të ndryshosh gjë. Gjërat ndryshohen duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme nga momenti që hyn në tregun e punës derisa ndërpret marrëdhënien e punës dhe të kontribuosh me paga reale dhe jo të gënjehen me një marrëveshje jo dhe aq të mirë me punëdhënësin duke të marrë një pjesë ta marrin të deklaruar dhe tjetrën jo.

-Aspekti demografik na thotë sipas statistikave që një në katër shqiptarë është pensionist?

Nuk është tamam 1 në 4. Varet se në çfarë këndvështrimi do e shikojmë. Do e shikojmë në raport me rezidentët apo do e shikojmë në raportme totalin e qytetarëve shqiptarë të regjistruar në regjistrin kombëtar të shtetasve. Të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësi gjermane dhe austriake, që janë dy vende që nuk e lejojnë dyshtetësinë kanë lënë nënshtetësinë shqiptare dhe e marrin pensionin. Ne në ligjin tonë të sigurimeve shoqërore nuk e trajtojmë individin kontribuues në bazë shtetësie, e kemi në ligj që mbrojmë të gjithë ata që janë të punësuar, vetëpunësuar ose punëdhënës, kemi dhe një nen të veçantë me të cilin mbrojmë edhe qytetarët e huaj sidhe ata që janë pa shtetësi. “ Mbreti” i sigurimeve shoqërore është pagimi i kontributeve, kjo do të thotë jo se ke lekë por se ke punë dhe nga puna krijon të ardhura. Çdo individ i bardh apo i zi, i huaj apo shqiptar, fshatar apo qytetar po punoi dhe mori të ardhura nga puna është i detyruar të paguaj dhe skema është e detyruar që kontributin që ke paguar ta kthej në përfitim pavarësisht shtetësisë, vendbanimit apo gjërave të tjera. Në qoftë së mosha mesatare ka qenë 75 vjeç dhe burrat dilnin 62-63 vjeç e gëzonin pensionin 15 vjet por nëse tani jetojnë 83 dhe dalin 65 do të thotë se e gëzojnë 15 por 17-18 vjet. Por këto 2-3 vite që rriten janë kosto atëherë çfarë duhet bërë? Mënyra është kjo, ose do rritësh periudhën që punon të kontribuosh më shumë ose do ulesh pensioni. Rritja e moshës së pensionit është një nga mekanizmat që përdoret për të balancuar kontributet e paguara me përfitimet që merr, sepse në fund të fundit pensionet funksionojnë si skema të pastra financiare dhe mbi bazën e parimit privat nëse nuk ke lekë çfarë do japësh këtej? Ne e kemi realizuar një gjë të tillë, edhe me reformën e 2014 e kemi çuar moshën e daljes në pension për burra dhe gra në moshën 67 vjeç sigurisht e kemi bëre rritje të përshkallëzuar jo menjëherëdhe është parashikuar që në vitin 2056 të barazohet mosha 67 vjeç për burrat dhe gratë, mosha e grave do rritet nga 2 muaj çdo vit ndërsa për burrat do fillojë rritja nga 2033 nga 1 muaj në vit që në 2056 të arrijë barazia. A mund të ketë rrije moshe pensioni ? Askush nuk thotë që ka, askush nuk thotë që s’ka. Sepse në qoftë se njerëzit për shkak të kushteve të mira të jetesës, përparimit të shkencës, mjekësisë dhe të kujdesit që tregojnë do jetojnë më gjatë sigurisht që do balancohet raporti që thash me parë. Vendet e tjera për shembull e kanë bërë automatikisht 67 Greqia, Italia, Gjermania, ka vende të tjera si Islanda që e ka çuar 70, Gjermania po diskuton që tarrisë dhe ajo ta indeksoj. Ka një teori që është më normale që mosha e daljes në pension të indeksohet automatikisht me indeksin e rritjes së jetëgjatësisë.

-Nuk është e thënë përgjithmonë 2056-ta, mund të kemi ndryshime edhe më herët nëse e kërkon nevoja?

Për momentin nuk ka asnjë lloj plani dhe asnjë lloj nevoje të rritet mosha e daljes në pension por kjo nuk do të thotë që nga viti 2035 të jenë këto faktor që janë, se në qoftë se sot lindin 22.000 fëmijë shqiptarënë qoftë se pas 10 vjetësh lindjet do të jenë 10.000 do të thotë që s’ka kontribues dhe do të gjendet një zgjidhje tjetër. Jo unë po askush nuk mund të thotë me siguri absolute që kjo s’ka për të ndodhur, sepse në fund të fundit pensionet përveçse janë çështje sociale janë çështje të pastra financiare. Kush do paguaj për të marrë kush.

-Rritja agresive e pensioneve të fshatit që të bashkohen me ato të qytetit.

Me stokun kjo është shumë e vështirë për tu realizuar, ne stok quajmë ata pensionistë që kanë dalë, sepse pensioni është produkt i kontributit të paguar dhe skema jonë është aktualisht xha solidare do të thotë që ka një nivel goxha të madh rishpërndarje të ardhurash kështu që nuk mundet dot që një person që ka punuar në fshat dhe sot e ka pensionin po themi 80 mijë lekë ta çosh automatikisht dhe ta barazosh me pensionin mesatar që është në qytet 180 mijë lekë sepse pastaj humbet koncepti ku është dallimi mes meje që kam punuar 35 vite me një pagë maksimale me një që ka punuar në fshat dhe të marrim pension njëlloj, është dekurajim i kontribuuesve të rinj të paguar. Në qoftë se do të vendosim se çdo shqiptar pavarësisht sa vite pune ka 15 apo 35 do ti garantojmë po themi një pension 200 mijë lekë në muaj atëherë përse duhet që unë të paguaj me pagë maksimale po do vij te paga juaj që është pagë minimale sepse barabartëne të dy do marrim 200 mijë lekë. Pse të paguaj unë 300/400 mijë lekë në muaj kontribute dhe të marr një pension 340/400 mijë lekë në muaj kur ju paguani 60/70 mijë lekë në muaj dhe merrni 200 mijë lekë. Po të shohim akumulimin e lekëve që unë bëj gjatë gjithë jetës sime me pagë maksimale dhe sa marr dhe ti shohim dhe atij qëështë me pagë minimale jemi ndryshe, domethënë ne sot që kemi pagat e larta, gati 40-50 mijë veta nëShqipëri që paguhemi me pagë maksimale akumulojnë po themi 100 lekë gjatë gjithë jetës, marrim 55-60 lekë. Vlera 40 lekë është për rishpërndarje për të tjerët, ndërsa ata që paguhen me pagë minimale akumulojnë 100 lekë, dhe marrin 130 lekë. Ne si ekonomist do bëjmë një llogari, se a është më mirë, të paguash 400 mijë lekë në muaj dhe të marrësh 400 mijë lekë pension apo të paguash 70 mijë lekë dhe të marrësh 200 mijë lekë? Ajo që ka ndodhur me reformën e 2014-ës është që, ne kemi bërë të njëjtin standard, të njëjtat kritere, të njëjtën formulë llogaritjeje pensioni, si atij qëështë në fshat si atij qëështë në qytet dhe kjo gjë do të zbutet dhe do të barazohen sepse është i njëjti kriter, do të barazohen vetëm nga sasia e kontributeve të paguara. Sot megjithëse fshatarët, fermerët paguajnë rreth 40% të kontributit sepse pjesën tjetër ia subvencionon buxheti i shtetit, kur dalin në pension dalin të barabartë me një të punësuar në mes të Tiranës. Vetë formula dhe vetë sistemi në qoftë se qytetarët do marrin pjesë në skemë automatikisht i barazojnë vetëpensionet, sepse është çështja sa ke paguar aq do marrësh. Në qoftë se më parë deri në 2014-tën ishte skema e fshatit dhe skema e qytetit, sot është vetëm skema e pensioneve kombëtare, kështu që aty “mbreti” i gjësë është paga mbi të cilën ke paguar kontributet dhe vitet që ke paguar dhe skema nuk do t’ia dijë se je fermer, ish kooperativist apo je profesor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria