MENU
klinika

Parandalohet ngjarja kriminale

Transportonte mina dhe eksploziv, arrestohet 45-vjeçari

07.04.2024 - 11:45

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Rrëshenit, pasi u kap duke transportuar mina me telekomandë dhe lëndë eksplozive.

Në kuadër të operacionit të koduar “Safe City 2”, policia i sekuestroi 45-vjeçarit, 4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive; 3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil; 3 kapsolla të lidhura me fitil; 2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.

Po ashtu policia thote se gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të shtetasit të arrestuar, në Lurë, Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Policinë e Dibrës, gjetën në banesë 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak.

Njoftimi i policise:

Parandalohen të tjera ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.

Policia finalizon operacionin policor të koduar “Safe City 2”.

Me mina me telekomandë, eksploziv të lidhur me kapsolla dentonatore dhe lëndë eksplozive, nga Lura drejt Rrëshenit, kapet në flagrancë në hyrje të Rrëshenit, 45-vjeçari nga Lura.

Gjatë kontrollit në banesë në Lurë, Policia i gjeti 2 armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore, qindra fishekë luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.

Dy muaj e gjysmë më parë, Policia vuri në pranga një 28-vjecar dhe sekuestroi 2 mina me telekomandë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale, bazuar në inteligjencën policore dhe në zbatim të masave të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë siguruan informacion se një shtetas po transportonte mina me telekomandë, në drejtim të Rrëshenit.

Bazuar në këtë informacon organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Safe City 2”, gjatë të cilit, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, u kap në flagrancë shtetasi A. K., 45 vjeç, lindur në Thumanë, Krujë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi:

4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;
3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
3 kapsolla të lidhura me fitil;
2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrolleve në banesën e vjetër të babait të shtetasit të arrestuar, në Lurë, Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Policinë e Dibrës, gjetën në banesë 2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.