MENU
klinika

Balla i përgjigjet Bylykbashit: Ja nga çfarë do të përbëhet kodi unik

Pr.ligji për adresat/ A do të impaktojë në listën e zgjedhësve?

09.04.2024 - 11:17

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur se projektligji për sistemin e adresave nuk do të ketë ndikim në listën e zgjedhësve.

Në Komisionin e Ligjeve, Balla u shpreh se ky ligj nuk ka ndërthyrje me listat e zgjedhësve, duke shtuar se “janë dy gjëra që nuk takohen me njëra-tjetrën”.

“Kush është impakti në listën e zgjedhësve? A është kodi unik njësoj me atë që parashikon Kodi Zgjedhor dhe aplikohet në listën e zgjedhësve, apo është kod nuk tjetër? Nëse është tjetër, si do të harmonizohen? Çdo të ndodhë me adresat aktuale?”, iu drejtua deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

“Ky ligj nuk ka asnjë ndërthurje me listat e zgjedhësve. Kodi unik përbëhet nga 18 elementë, si do të dukej kodi TR17, kodi dyshifror i bashkisë ku dy shifrat e fundit janë të kodit postar, pastaj AA25 është numri që identifikon godinën, janë futur edhe dy elementë të rinj gjerësia dhe gjatësia gjeografike, kodi do të jetë për ndërtesën me 15 shkronja dhe numri, dhe për adresën 18 kombinim shkronjash dhe numrash. Brenda ndërtesës ka edhe apartamente. Sa i përket zonës së qarkullimit civil definicioni është gjithçka që ka të bëjë me rrugë, me bulevarde, gjithçka që është pronë publike dhe përdoret për lëvizshmëri.

Mos të ngatërrojmë kodin unik me atë të listës së zgjedhësve, janë dy gjëra që nuk takohen me njëra-tjetrën”, u përgjigj Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Çdo banesë e biznes do të ketë një kod identifikues të papërsëritshëm”

Pr.ligji për sistemin e adresave, Balla: Do të ngrihet një regjistër unik!