MENU
klinika

"Qeveria të marrë masa"

Protesta e blegtorëve, kreu i Agrobiznesit: Janë rritur kostot

10.04.2024 - 17:13

Me dhjetëra blegtorë protestuan në autostradën Lushnje- Fier, ku në shenjë demonstrative derdhën edhe një tanker me qumësht të freskët në rrugë.

Protestuesit shprehen se qumështi shitet me çmim tejet të lirë, pasi grumbulluesit dhe fabrikat e përpunimit të bulmetit kanë fiksuar çmimin 50 lek për litër.

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, u ndal në arsyet se përse blegtorët ndodhen në vështirësi. Ai thotë se blegtorët kanë protestuar disa herë dhe se duhej të ishin marrë masa më herët nga qeveria.

“Që të mos ndodhin fenomene të tilla, duhej të merreshin disa masa. Nuk janë marrë në kohën e duhur dhe nuk është bërë aq sa duhet për të parandaluar këtë fenomen, fermerët kanë protestuar, por nuk po ndodh ajo që ne po presim”, tha Rrapaj.

Përpos fiksimit të çmimit nga grumbulluesit, Rrapaj thotë se janë rritur kostot për blerjen e lëndës së parë për blegtorinë.

“Nuk është çështje vetëm e grumbulluesve, ministrisë është çështje që ka të bëjë me koston, që ne e kemi përmendur shumë kohë më parë. Për uljen e kostos nuk u morën masat që duheshin. Kërkuam që kur iu bë ndryshimi i TVSH nga 20% në 6% më pas në 0%, kërkuam që në paketën fiskale të mos e merrnin një masë të tillë. Grumbulluesit s’kanë interes të blejnë te fermeri kur nuk u rimbursohet TVSH. Momenti i dytë ka të bëjë më rënien e euros dhe rritjen e çmimeve të produkteve të lëndëve ta para, veçanërisht për sektorin blegtorisë, rritja e vlerës së fuqisë punëtore ndikon.

Ai thekson se duhet të rritet buxheti për Ministrinë e Bujqësisë me qëllim që të mbështeten blegtorë e fermerë.

“Ne kemi propozuar që për qumështin cilësi e parë të kishte subvencion për njësi/litër prodhimi, jo për krerë siç është sot.

Të mendohet për shtimin e krerëve, por që të behet kjo duhet ët shtohet buxheti për blegtorinë. Ministrisë i duhen shtuar edhe 90 mln euro, është domosdoshmëri rritja e buxhetit për skemën kombëtare”, vijon ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët janë lodhur nga fjalë boshe”

Basha injoron protestën e demokratëve, takime në degën 12


BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria