MENU
klinika

"Duan të lirojnë Berishën"

Protesta para Bashkisë Tiranë, Balla: E bënë për hallin e vet

26.04.2024 - 17:38

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një prononcim për mediat në Korçë është shprehur se arsyeja e protestës të mbajtur nga Rithemelimi ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës, ishte lirimi i Berishës. Ai thekson se këtë arsye e dhanë vetë protestuesit, duke thënë “Lironi liderin e opozitës”.

“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin “Lironi liderin e opozitës”, kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet”, tha Balla.

Teksa në një prej organizatoreve të protestës, Adriana Kalaja u shpreh më parë se qëllimi kryesor i kësaj proteste është heqja e arrestit shtëpiak për Sali Berishën.

“E kam deklaruar dhe e deklaroj ne kushtin kryesor kemi lirimin e zotit Berisha nga arresti politik. Asnjë aksion i joni nuk ka vlerë pa këtë hap”, tha Kalaja.