MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse gjatë shtatzanisë kisha tension të lartë?

20.04.2024 - 11:00

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pse gjatë shtatzanisë kisha tension të lartë?

Përgjigjet mjeku: 5 % e grave, e ka këtë gjendje të tensionit të lartë, e cila quhet “hipertennsion kronik” dhe nënkupton tensionin mbi 140/90 mmHg. Tek disa gra tensioni i lartë paraqitet gjatë shtatzanisë, dhe kjo gjendje pastaj quhet “hipertension i shkaktuar nga shtatzania”. Nëna potenciale duhet të ushqehet me një dietë që përmban sasi të baraspeshuar të kripës, karbohidrate, proteina, yndyra, dhe vitamina. Mund të tingëllojë e çuditshme të thuhet se zgjidhja e përhershme e këtij problemi është lindja e foshnjës dhe ndarja e placentës nga nëna. Për më tepër informacion duhet të bëni një kontroll më të hollësishëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.