Një vështrim nga afër, se përse çmimi i arit ka shënuar një rekord të ri këtë javë, pasi edhe mallrat e tjera lëvizin më lart, përfshirë çmimet e naftës.
Çmimi i arit, u ngjit mbi 2,300 dollarë për ounce, duke vendosur një rekord të ri, ndërsa investitorët vazhdojnë të dynden drejt asetit, të konsideruar si strehë e sigurt.
Rritja e pasigurive gjeopolitike, veçanërisht pas sulmit të fundit izraelit në një ambasadë iraniane në Siri më 1 prill, ka rezultuar në drejtimin e investitorëve te metali i çmuar.
Çmimi i ari tu nxit nga bankat kryesore qendrore, si Rezerva Federale e SHBA-së, Banka e Anglisë dhe Banka Qendrore Europiane, duke lënë të kuptohet fillimi i uljes së normave të interesit në muajt e ardhshëm.
Bazat që ndikojnë në çmimin e arit
Pavarësisht shqetësimeve për shifrat e fundit të inflacionit më të larta se sa pritej, Rezerva Federale mbeti e përkushtuar ndaj parashikimit për tre shkurtime me 25 pikë bazë këtë vit. Komentet e kryetarit të Fed-it, Jerome Powell, përforcuan pritshmëritë e tregut, për një ulje të normës në qershor, me një probabilitet prej 80%.
Në Europë, Banka e Anglisë dëshmoi mungesën e ndjenjave agresive brenda bordit, pasi asnjë anëtar nuk votoi për rritje në mbledhjen e marsit. Guvernatori Andrew Bailey, pranoi parashikimet e tregut për uljen e normave këtë vit si “të drejta”.
Divergjenca midis çmimeve të arit dhe çmimeve të bonove të thesarit të SHBA-së, është veçanërisht befasuese dhe sugjeron, që tregjet e mallrave dhe të obligacioneve, kanë filluar të vlerësohen me një normë inflacioni, që është më e lartë për më gjatë, një mesazh që në asnjë mënyrë nuk përshtatet me preferencën e tregjeve të kapitalit.
Kjo mund të bindë disa investitorë, që të mendojnë edhe një herë për arin, megjithëse mungesa e rendimentit dhe përdorimit industrial, dhe bartja negative në raport me paratë, mund të pengojë shumë.
Kërkesa kineze kontribuon shumë në përforcimin e arit
Kina dhe India, janë dy nga konsumatorët kryesorë të arit, veçanërisht kur bëhet fjalë për bizhuteri ari. Në vitin 2023, Banka Popullore e Kinës, thuhet se bleu rreth 225 tonë ar, duke i çuar rezervat e saj totale deri në 2,235 tonë.
Nga ana tjetër, kërkesa për bizhuteri ari në Indi, arriti në rreth 562.3 ton në vitin 2023, sipas Këshillit Botëror të Arit.
Ross Norman, CEO i MetalsDaily tha: “Me kursime të disponueshme me pakicë, prej rreth 20 trilion juanë, një bursë në rënie të lirë dhe humbje të parealizuara të sektorit të pronave, ari përfaqëson një nga investimet e pakta të sigurta dhe të besueshme.”
Në janar 2024, pati një tërheqje marramendëse prej 271 tonësh ari nga Bursa e Arit e Shangait, e cila shihet si një tregues për kërkesën lokale. Dëgjojmë gjithashtu, se ka pasur dërgesa shumë mbi mesataren e arit, nga Perëndimi në Lindje nga firmat e sigurisë, por përsëri, jo mjaftueshëm për të llogaritur mënyrën dhe shtrirjen e grumbullimit të arit.
Disa pika hyrëse të importit, monitorohen mirë, veçanërisht Hong Kongu, por rrugët e tjera, më pak. Primet vendase janë të njohura, por shpesh kjo mund të jetë e pavërtetë. Primet e larta, mund të jenë sepse kërkesa është e lartë, ose thjesht sepse disponueshmëria është e ulët,” shtoi Norman. / Euronews