MENU
klinika

Analiza

Pse lufta Rusi-NATO mund të nisë nga Polonia?

01.04.2024 - 08:30

Një alarm i ri ka mbërritur nga Polonia për një konflikt të mundshëm mes NATO-s dhe Rusisë në të ardhmen e afërt. Sipas kryeministrit Donald Tusk, “lufta nuk është më një koncept i së shkuarës”. Në intervistën e tij të parë me median ndërkombëtare të konsorciumit Lena, kreu i qeverisë së Varshavës nënvizoi se është “hera e parë që nga viti 1945 që gjendemi në një situatë të tillë dhe se Evropa po rrëshqet në një faë paralufte”. “E di që duket shkatërruese, sidomos për më të rinjtë, por duhet të mësohemi mendërisht me ardhjen e një epoke të re”, shtoi kryeministri. “Nuk po e ekzagjeroj. Çdo ditë e më shumë po bëhet më e dukshme”, tha Tusk, i cili theksoi gjithashtu faktin se nuk janë përjashtuar skenarët në të cilët Kievi mund të humbasë luftën. “Qëllimi ynë kryesor duhet të jetë mbrojtja e Ukrainës nga pushtimi rus dhe ruajtja e pavarësisë dhe integritetit të saj. Fati i Ukrainës është mbi të gjitha në duart tona. Nuk e kam fjalën vetëm për Poloninë apo BE-në, por për të gjithë Perëndimin”, tha më pas kryeministri polak.

Russia wants evidence before explaining object that entered Poland's airspace | AP News

Thirrja e Polonisë

Ambasadorja polake në Itali, Anna Maria Anders, e bija e gjeneralit që fitoi betejën e Cassino gjatë Luftës së Dytë Botërore, këmbënguli gjithashtu në papërgatitjen e Komunitetit Evropian. “Dobësia e Evropës e inkurajon Vladimir Putinin të jetë edhe më agresiv,” tha diplomatja gjatë një interviste me Adnkronos. “Lufta vazhdon dhe frika nga Rusia nuk është joracionale. Unë besoj se njohja e historisë mund të ndihmojë në kuptimin e modus operandi të Rusisë. Sigurisht që mund të presim përshkallëzim dhe keqinformim në rritje”, tha ajo. Sipas ambasadores, e cila tani ka arritur në fund të mandatit të saj, BE duhet të përqafojë moton latine “si vis pacem, para bellum” (nëse doni paqe, përgatituni për luftë), sepse Vladimir Putin e kupton vetëm gjuhën e forcës. Anders gjithashtu sulmoi ata që mbështesin idenë për t’i bërë lëshime carit në lidhje me Ukrainën duke vënë në dukje se kjo do të inkurajonte liderin e Kremlinit për të vazhduar luftën e mëtejshme.

Poland demands answers for why Russian missile entered its airspace - National | Globalnews.ca

Aktivizimi i avionëve

Autoritetet e Varshavës kanë kombinuar gjithashtu retorikën me veprime konkrete. Natën e 28-29 marsit, Polonia ngriti avionët e saj luftarakë në përgjigje të një sulmi të rëndë rus në rrjetin energjetik të Ukrainës, për të garantuar sigurinë e qiellit të saj. “Natën pati një aktivitet intensiv nga aviacioni me rreze të gjatë të Federatës Ruse të lidhur me sulmet me raketa ndaj objektivave të vendosura në territorin e Ukrainës”, njoftuan forcat e armatosura. “Të gjitha procedurat e nevojshme janë nisur për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake”, shtuan ata më tej.  Në fund të dhjetorit 2023, zyrtarët ushtarakë polakë thanë se një objekt i panjohur kishte hyrë në hapësirën ajrore polake nga drejtimi i kufirit të vendit me Ukrainën. Vendet e NATO-s kanë qenë të kujdesshme për të shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë dhe incidentet që përfshijnë vendet fqinje thellojnë frikën e zgjerimit të konfliktit. Një sulm ndaj një anëtari të aleancës konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve, i cili mund ta përshkallëzojë luftën shumë përtej gjendjes së saj aktuale.

Konflikti për F-16

Dikur ishte vetëm emri i një avioni luftarak, por ditët e fundit akronimi F-16 ka qenë simboli i një përshkallëzimi të mundshëm të dyfishtë në frontin ukrainas. Dyfish sepse furnizimi i premtuar i këtyre avionëve nga 4 vende evropiane, Danimarka, Holanda, Belgjika dhe Norvegjia, ka një kuptim të dyfishtë. Nga njëra anë, do t’i lejonte Kievit të kompensonte mangësitë e artilerisë dhe të godiste thellë në territorin rus. Nga ana tjetër, ajo mund ta shtyjë Moskën t’i godasë ato në qiellin e NATO-s, duke shkaktuar një reagim nga Aleanca, madje edhe aktivizimin e “nenit 5” Gjatë një vizite të fundit në një bazë ajrore në rajonin e Tverit, Presidenti Vladimir Putin tha se paralajmërimet për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s ishin “të pakuptimta”, por ai paralajmëroi se çdo bazë ajrore perëndimore që pret avionët luftarakë-bombardues F-16 do të ishte një “objektiv legjitim” për forcat e Kremlinit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Putin në gatishmëri të destabilizojë rajonin”

‘Die Welt’ alarm për konflikt të ri në Ballkan: BE e ka lënë pas dore