Kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e tij në konferencën e përbashkët me presidentin Macron, duke rrëfyer rrugëtimin e tij të parë si emigrant në Francë.
Ai shtoi se nuk e kishte menduar kurrë që do të vinte një ditë do të pritesh me ceremoni madhështore në Pallatin Elysee.
Më tej ai falënderoi Francës për mbështetjen dhe partneritetin që i k ofruar Shqipërisë ndër vite, teksa theksoi se miqësia mes dy vendeve do të vazhdojë për gjatë.
“Po vij nga një përvojë e dendur para disa minutash. Një ceremoni që nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time që u nënshkrua me mbërritjen time në Francë në fillim të viteve ’90. Kur vija nga aeroporti mbajta radhën gjatë për të marrë një taksi. Pastaj jetova ato vështirësitë e mëdha të asaj kohe për të gjithë ata dhe ato që vinin nga Shqipëria, sepse Evropa nuk ishte e lehtë për ne në ato kohë. Mendova se kisha parë gjithçka deri mbërrita një ditë i shoqëruar për të ardhur në këtë pallat për të marrë legjinin e nderit. Por sot jam shumë krenar, jo për veten, por për Shqipërinë, për këtë miqësi. Ishte hera e parë në historinë tonë diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritet në këtë mënyrë.
Sot jam vërtet shumë krenar, jo për veten, por për Shqipërinë, për këtë miqësi mes Shqipërisë dhe Francës, është për herë të parë në marrëdhëniet tona që një përfaqësues i shtetit Shqiptar të pritet në këtë mënyrë. Ju falënderoj me zemër pasi do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kët5u bëmë pak shaka për ambasadën, në vitet ’90 ishin pak njerëz, ndërsa sot janë shumë më tepër. Sot ka shumë njerëz në Shqipëri, ky është një revolucion.
Dua të të falënderoj për dy gjera, e para për vizionin që e ke shtyrë këtë valë të re të afrimin ndërmjet vendeve të Ballkanit, duke e vënë në tryezë. Ne jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë dhe plani i ri i rritjes që u miratua nga Parlamenti Evropian shkon në këtë drejtim. Në Evropë e fortë, e bashkuar, që nuk mbetet peng i mënyrave të vjetra të integrimit. Sot jemi në një situatë krejt ndryshe, shumë më pozitave. Po ashtu dua të të falënderoj për vizitën në Shqipëri, ka pasur një vijim që na ka prekur pasi ka projekte, gjëra që po marrin formë. Tani kemi një vizion të ri të punës së përbashkët ku kanë nisur investime të mëdha dhe financimi Francës për dy parqet fotovoklanike. Është shkolla 42, që po hap dyert al mbështetjes tënde dhe falë personalitetit vërtet të jashtëzakonshëm të zotërisë. Dua të bëjmë më shumë, sot ishim me Medefin, duke ka shumë interes dhe do ti presim me krahë hapur për çdo gjë që vjen nga Franca.
Kur Franca mbërrin nuk është çështje parash, është çështje njohjeje kulture. Të kesh më shumë Francë do të thotë të kesh më shumë burime. Jemi pro francez, sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etalon i të qenit europian. Nuk mund të jesh pro europë pa qenë pro francez”, tha Rama.