Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se Shqipëria po përmirësohet sa i përket turizmit.
Ndërsa krahason rezultatet me vitin 2019, Rama thekson se tashmë vendi po kryeson në rritjen e trafikut të pasagjerëve.
“Ne po ngjitemi gjithnjë e më lart Krenar të ndajmë që Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt në krahasim me 2019-ën Vendi ynë i bukur është i hapur, i lulëzuar dhe gati për të mirëpritur botën”, shprehet Rama
Gjithashtu ekspertë të ekonomisë më herët janë shprehur se rritja e ekonomisë shqiptare do të nxitet nga sektori i turizmit.
Banka Botërore ka vënë theksin në rritjen e produktivitetit të ekonomisë shqiptare në mënyrë që të sigurohet rritje më e lartë e ekonomisë.