MENU
klinika

Investigimi në median italiane

Rama shfaqet sërish te “La Repubblica”: Nga e di kolegu juaj që mora drejtorin në telefon?

24.04.2024 - 20:12

Kryeministri Edi Rama vijon të dalë sërish në media, pas investigimit mbi Shqipërinë të medias italiane RAI3.

Pas disa intervistave të kryera më herët, Ramën duket se nuk e mban vendi, ndërsa ka dhënë një intervistë edhe për emisionin e televizionit online të gazetës “La Repubblica”. Kryeministri Rama nuk ka kursyer as pyetjet.

“Ju falënderoj për privilegjin, ju ndjek me shumë interes, është gazeta e parë e huaj dhe do t’i mbetem besnik, a është normale që një kryeministër i huaj të bëjë një telefonatë? Ka shumë gjëra që tha kolegu juaj që meritojnë një koment, nga e di ai që unë kam marrë në telefon për t’u ankuar? Unë nuk ankohem kurrë në mënyrën se si unë jetoj, unë kërkova kontaktin e drejtorit, drejtori i një vendi tjetër”, u shpreh Rama.

I pyetur nga moderatori se kujt i kërkoi numrin e drejtorit, Rama ka theksuar se ka plot miq në Itali, ndërsa theksoi se nuk telefonoi për t’u ankuar në emisionin në fjalë.

“Një sërë miqsh në Itali dhe njëri më dërgoi kontaktin, fakti është që mora në telefon jo për t’u ankuar, ka kaq shumë për t’u ankuar në këtë emision, por nuk ishte ky qëllimi im, kërkova t’i flas për t’i ekspozuar diçka shumë të rëndë, që është fakti që i është thënë publikut ndërkohë që është kërkuar më shumë se një herë versioni i viktimës së këtij sulmi balte, ky gazetar u shfaq në një televizion shqiptar, madje për të shfaqur zemërimin se është diçka që nuk duhet bërë”, theksoi kryeministri Rama.