MENU
klinika

Rihapja e ngjarjes së Elbasanit/ "E shoh si skandal"

Romeo Kara: Gazment Bardhi duhet të dali para drejtësisë, dhe të japi llogari

03.04.2024 - 18:44

Ngjarja e Elbasanit para zgjedhjeve të vitit 2021 dhe ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani është rihapur sërish për t’u hetuar. Juristi Rome Kara tha në një emision televiziv se u krijua një bandë nga PD në atë kohë dhe Gazment Bardhi duhet të jap llogari.

‘Pritet të ndodhi një lesharapi. Ka qenë strukturë e mbrojtjes së votës. Ka qenë një bandë. Kush e krijoi, kush e frymëzoi? Kush janë këta që marrin në dorë rendin kushtetues për hallin e tyre? Kjo struktura është e turpshme. Këta që janë opozitë. Këta që vranë në 97, në Tropojë, në Gërdec, më 21 janar, si ka mundësi që flasin për moral këta. Krimi ka disa elementë, është vrarë një persona atje. Janë shkelur një sërë nenesh të kodit penal.

Kjo punë nuk duhet të vazhdojë këtu me pasojë. Ky personi i cili ka kaluar 3-4 grupime dhe xhonglon dhe quhet Gazment Bardhi kur do të thirret si i pandehur? Duhet të japi llogari për atë që ka bërë atje. Pasi vret ky ka krijuar mbështetje me disa që kanë mbetur atje në Elbasan. E shoh si skandal. Të krijosh grupe naziskine dhe të pretendosh të marrësh pushtetin. Aty mungon shteti dhe në këtë moment shteti po bën një sy qorr.’, thotë Kara.
Ndërsa gazetari Gëzim Saliu u shpreh se struktura e paligjshme që ngriti PD-ja ishte dhe si kundërpërgjigjje ndaj lidhjeve me krimin në Elbasan të mazhorancës.

‘Rihapja e hetimeve është diçka që sjell diçka të mbetur të pahetuar. Duke parë kontekstin e ngjarjes që ka qenë kaq gri që vetëm PD ngriti një strukturë të jashtëligjshme. Në Elbasan kishte një strukturë të ngritur kriminale që ishin të atashuar dhe kërkonin votën për Partinë Socialiste. E gjitha kjo solli një angazhim të palës tjetër. Krimi kishte përcaktuar edhe zonat që përfaqësues të partisë tjetër të mos bënin fushatë. Problematika në Elbasan nuk është kaq e thjeshtë. T’i përgjigjesh paligjshmërisë me paligjshmëri është e gabuar.’, shprehet Saliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hoxha: Shpresoj të thirren në SPAK ministra të qeverisë së majtë

Dosja CEZ-DIA/ Lala: Nuk ka interes nga asnjë palë për zbardhjen e çështjes

Hetime në prapaskenë për shumë çështje të vjetra

Dosjet e bujshme që ka në dorë SPAK